Berisha: Edi Rama s'del dot në debat, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi - kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama

Hënë, 08 May 2023 22:02
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi nga Gjirokastra kryeministrin Edi Rama se ka frikë nga debati. 

Berisha denoncoi se në Vlorë po ndërtohet një kullë shumëkatëshe, të cilën e quajti përbindësh, nga Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës.  

 
 

"Nuk pranon të dalë përpara, para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë, hajde dalim në studio ose në shesh, të kthejmë xhepat, tu përgjigjemi shqiptarëve për çdo pyetje që ata kanë, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjarët e tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, kanë fituar me qindra tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radhë. Nuk del dot, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama", tha Berisha. 

 

"Qytetarët për të janë të shpërfillur. Ju e shifni si kalon nga takimi në takim, me një fjalor të varfër me 5 fjali, banal, të turpshëm, zorra qorre, zorra e hollë, kështu më tha gjyshja, kështu më ka thënë gjyshja, nuk kam motër se je çun i mirë, apo po votove opozitën nuk të jap para. Shikoni logjikën e një cubi, e një njeriu që nuk asnjë lloj norme, standardi moral, jo më demokratik. Me të gjitha këto, çfarë tregon ky, përçmimin ndaj qytetarëve. Tregon se ky nuk ka asnjë respekt për qytetarin. Përpiqet me fraza të tilla të vendosë një perde. 

 

Nuk pranon të dalë përpara, para jush. E kam ftuar me dhjetëra herë, hajde dalim në studio ose në shesh, të kthejmë xhepat, tu përgjigjemi shqiptarëve për çdo pyetje që ata kanë, por nuk del dot. Nuk del dot sepse familjarët e tij, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, kanë fituar me qindra tendera. Baxhanaku, thjeshtra etj., etj., me radhë. Nuk del dot, se në mes të Vlorës po ndërtohet përbindëshi, kulla nga i vëllai i tij, Olsi Rama. 

Nuk del dot sepse thotë unë firmos, fap, fap, fap dhe pap, pap, pap. 420 milionë euro djegësa që nuk ekzistojnë kërkund, ndërmarrja falso me të cilën po vjedh shqiptarët. Nuk del dot se me dufet e tij të urrejtjes ndaj fjalës së lirë, mbylli televizionin dhe tani çdo shqiptar do të paguajë gjobën që i vunë Shqipërisë, 120 mln euro për Agon Channel. Po të tilla janë një seri procesesh dhe ky borxh për ne do të shkojë në 1.6 miliardë euro. 

Sa janë 1.6 miliardë euro? Janë më shumë se rrogat e dy viteve të të gjithë shqiptarëve. Nuk del dot sepse nuk mund të justifikojë mashtrimet e tmerrshme që u ka bërë qytetarëve. Nuk lejon të dalë as mafian e tij. Ky Golemi këtu që është edhe mjek, që është edhe turpi i mjekut. Erdha këtu para nja 10 ditësh dhe një djalë, një qytetar i ri u nis në mesnatë për në Tiranë për të operuar apendicitin, sepse Golemi e ka mendjen tek pasurimi i tij. Këta janë të shkëputur nga qytetarët, krejtësisht. Kudo që shkoj, del ky Golemi tani këtu me Dorjanin, nuk del dot sepse ka vjedhur, ka mashtruar, nuk del dot sepse ai nuk është kandidati juaj, sepse është kandidati i Edi Ramës, nuk del dot, asnjë prej tyre nuk dalin. 

Çfarë sekti janë këta, çfarë i lidh këta me qytetarët që nuk guxojnë të dalin para tyre, për të ju dhënë llogari. Kudo që shkoj kam kënaqësi të madhe, dëgjon programe. Këtu dëgjova të Dorianit, në Sarandë dëgjova të zotit Cikuli dhe me radhë. Programe njerëzish seriozë, qeveritarësh të vërtetë, programe qytetarësh të cilët ju kanë dëgjuar ju, kanë diskutuar me ju, kanë bërë projektet dhe vijnë të qetë para jush, vijnë të votuar nga ju. Kurse këta nga vijnë? Nga vjen kandidati i Libohovës, i Mirela Sherrit. I implikuar me drogë, me procese penale, në prokurori dhe kudo. Kështu janë në tërësi këta. Pa le më tmerri i Tepelenës, Tërmeti i cili në çdo variant të përkthyer shqip e ka emrin tmerr", u shpreh Berisha

Modifikuar më E mërkurë, 10 May 2023 08:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...