La Gazzetta del Mezzogiorno, artikull për liderin e PD: Rikthimi i Berishës si Steve Jobs

Tuesday, 09 May 2023 14:55

“Unë si Steve Jobs, do të jetë një rikthim i madh”, ky është titulli i “La Gazzetta del Mezzogiorno” e cila i kushton një hapësirë të konsiderueshme zgjedhjeve në Shqipëri dhe rikthimit të Sali Berishës. Në një artikull të gjatë, prestigjozja italiane analizon situatën e vështirë ku është zhytur vendi, ndërsa e cilëson rikthimin e Berishës si një revolucion për vendin si ai i Steve Jobs në botën e teknologjisë


Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë zgjedhjeve në Shqipëri, ku vëmendja është përqendruar tek opozita dhe rikthimi në fushatë elektorale i liderit historik të së djathtës, Sali Berishës.

“La Gazzetta del Mezzorgiorno” e tillon kryeartikullin e saj “Unë si Steve Jobs, do të jetë një rikthim i madh”, duke analizuar rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike dhe të së djathtës, duke e krahasuar me revolucionin e Steve Jobs në botën e teknologjisë.

“Një histori e madhe suksesi që kam ndërmend ta përsëris, edhe unë do të kem një rikthim të madh”, premton Sali Berisha, i lindur në vitin 1944, kardiolog, ish-president i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në 1997 dhe më pas kryeministër nga viti 2005 deri në 2013.

Sfida e radhës ka një datë të rrethuar me të kuqe në kalendar: zgjedhjet vendore të së dielës ku ndër të tjera do të vendoset fati i Tiranës dhe i Durrësit, i dy bashkive kryesore shqiptare. Kryeministri aktual, socialisti Edi Rama, është i favorizuar në këto zgjedhje për shkak të përçarjeve opozitare, të Partisë Demokratike, lideri historik i së cilës është Berisha. Përçarjet janë deri në atë pikë sa ish-presidenti do të kandidojë me logon “Bashkë fitojmë”.

Përtej frymës elektorale, klima është shumë e ndryshme nga e jona, sidomos nga akuzat mes palëve. Por në Shqipëri mes akuzave të ndërsjella për korrupsion dhe mbështetjes për trafik droge, çdo deklaratë është një top i hedhur në kampin kundërshtar.

Në pikëpamjet e Berishës dhe të elektoratit gri, kryeministri Rama cilësohet vazhdimisht si “kukulla” e George Soros.

Më tej artikulli vijon me citimin e deklaratave të kryedemokratit Berisha për një nisje nga e para, referuar këtu rikthimit të liderit historik të së djathtës.

“Shqipëria është një monokraci. Kreu i ekzekutivit Edi Rama nuk respekton asnjë rregull dhe sfidon Kodin Zgjedhor. Flitet për kanabisin shumë më tepër se për çdo bimë tjetër në planet. Kjo është e vërteta".

Më tej, “La Gazzerta del Mezzogiorno” vijon citimin e liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, për situatën ku ndodhet sot vendi përsa i përket krimit, varfërisë dhe eksodit masiv.

“Numrat flasin. Rama i varfëroi shqiptarët në tetë vjet, nga viti 2014 në 2022. Më shumë se një milion qytetarë janë larguar nga vendi, shumica dërrmuese synojnë Bashkimin Evropian. 8% janë nën moshën tridhjetë vjeç. Një humbje e madhe, shenjë e një vendi të shkatërruar. Dhe a e dini se çfarë ka në mendje kryeministri? Zëvendësimin e shqiptarëve me indianë, të cilët megjithatë e përdorin Shqipërinë vetëm si platformë për të hyrë në Bashkimin Evropian”.

Kjo është arsyeja pse vendosët të riktheheni në fushëbetejë?! - është pyetja e gazetarëve italianë

“Për këtë, por edhe për një arsye tjetër. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 19 maj 2021, më shpalli “person non grata” në Shtetet e Bashkuara".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...