Meta: Arrestimi i Belerit dëmton vetëm Edi Ramën, provokatorin e njohur të tensioneve në zgjedhje!

Premte, 12 May 2023 14:12

 

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, z. Fredi Beleri, kryetari i PL, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si provokatorin dhe organizatorin e tensioneve në zgjedhjeve, duke sjellë në vëmendje edhe incidentin e rëndë gjatë zgjedhjeve të fundit në Elbasan dhe nënvizoi se ky rast do të dëmtojë vetëm kryeministrin.

Pasi doli nga selia e PD-së, ku pati një takim me kryetarin e PD, Sali Berishën, Ilir Meta dha një prononcim për mediat.


“U bëj thirrje të gjitha strukturave tona në bashkinë e Himarës, kudo në të gjithë qarkun e Vlorës, = tha ai, - që të dyfishojnë përpjekjet e tyre, të rrisin pjesëmarrjen, të mbrojnë pronat e tyre sepse ai e donte dhe e do bashkinë e Himarës dhe bashkinë e Sarandës, ku ka çuar një kandidat që s’ka asnjë lidhje me Sarandën, i do të gjitha vetëm e vetëm për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ka marrë përsipër për të bërë në zonat e Bregut.”

Por, a do ta dëmtojë rasti Beleri, opozitën, a do të ketë ndikim në bashkitë e tjera?

“Zero ndikim, - theksoi Ilir Meta. - Përkundrazi, do të dëmtojë Edi Ramën që është një provokator i njohur i tensioneve në prag të zgjedhjeve. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Nuk besoj se e keni harruar. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan dhe as një diskutim, qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një njeri i marrë, ka vetëm një ilaç dhe një rrugë: Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Unë i ftoj të gjithë sot të përshëndesin kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçin, i cili ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme një fushatë shumë pozitive, transparente. E keni ndjekur vetë live në të gjitha takimet në kryeqytet, për t’u kthyer bashkinë e Tiranës, të gjithë qytetarëve të Tiranës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...