Shqipëria e vitit 2023, hapa pas në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Hënë, 15 May 2023 08:45

 

Nga Ylli Manjani.

Nuk di të them sa kanë ndikuar në rezultat ndërhyrjet brutale të pushtetit në zgjedhje dhe dështimet e KQZ në menaxhimin e procesit.


Por për një gjë jam i bindur që sot: Zgjedhjet nuk ishin të lira.

Klima mbytëse e krijuar me patronazhistë, drejtorë e punonjës bashkish, policë të shtetit e madje edhe gjykatës e prokurorë, nuk tregojnë dot se votuesi ishte i lirë.

Nuk them dot që zgjedhjet ishin brenda kuadrit ligjor sepse që në fillim u përjashtua opozita reale nga konkurimi. Rregjistrimi i partive dhe kandidatëve u bë me marifete ligjore.

Përzgjedhja e komisionerëve ishte gjithashtu marifet ligjor dhe jo në bazë të përfaqësimit politik në vend.

Nuk e di sa ka ndikuar boja e skaduar dhe makinat identifinuese që nuk kanë punuar sipas parashikimit ligjor.

Pa dyshim, në këtë këndvështim gjykoj se Shqipëria e vitit 2023 ka bërë hapa pas në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe në përputhje me kuadrin legal.

Këto të sotmet ishin zgjedhje të dala boje! Zgjedhje me bojë të skaduar, të një katran-pushteti të qelbur fund e krye.

Megjithatë, në fund të argumentit, cilidoqoftë rezultati pavarësisht klimës mbytëse anti-liri, ai është vendim i popullit shqiptar.

Që pushteti do t'i bënte këto presione, kjo pritej. Përgjegjësia për rezultatin është e votuesit. Askush nuk mund të justifikojë votën me mungesë lirie, sepse ka dashur pa e ka shitur ose falur!

Në daç ta shesë, në daç ta falë lirinë vota në kuti është vendim i zgjedhësit.

Për të tjerat shohim e bëjmë. Këtu jemi, flasim prapë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...