Berisha: Ja si drejtori i burgjeve manipuloi zgjedhjet me të burgosur në Rrogozhinë

Tuesday, 16 May 2023 14:45

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar manipulimin e rezultatit zgjedhor në Bashkinë e Rrogozhinës, në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla, nga ana e Drejtorit të Burgjeve, Admir Abria.

Sipas Berishës, janë sjellë të burgosur nga burgjet e tjera për të votuar kundër kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

 

Berisha: Janë disa bashki, në të cilat mandati është rrëmbyer. Shko në Rrogozhinë, kanë votuar të burgosurit që nuk kanë asnjë lidhje me Rrogozhinës.

Janë sjellë nga burgjet e tjera për të votuar kundër kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Unë e deklarova në fillim, kandidatët e Alibravës janë patericat e Edi Ramës.

Ndërkohë që edhe vetë kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha e ka denoncuar këtë skandal, ku sipas tij, makineria e pushtetit bëri gjithçka për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

‘Ju votuat për ndryshimin, për ta ushtruar ju pushtetin, duke përbuzur e përballur njëkohësisht makinerinë e pushtetit, që bëri gjithçka, për të deformuar vullnetin tuaj.

Banorët e Rrogozhinës na votuan, na besuan përgjegjësinë e drejtimit të Bashkisë.

Qeveria e Pushteti në menyrë të paligjshme hartojnë lista me banorë extra, që nuk e ndjejnë përgjegjësinë e votës, e kështu tentojnë të tjetërsojnë fitoren.

Miqtë e mi, ka dhjetra arsye që beteja ligjore do kthejë hakun te ju!’, shkruan Hoxha në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...