Manjani: Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm me një narkoshtet në krye

E mërkurë, 17 May 2023 08:24

 

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani është shprehur se Shqipëria sot është kthyer në një monizëm.

Sipas Manjanit vendi sot ka një narkoshtet në krye.

 

‘Unë dua që Shqipërisë së sotme ti vendosim një emër dhe jemi tashmë me monizëm të legalizuar. Shqipëria është kthyer përfundimisht në monizëm. Nuk është monizëm i tipit të Enver Hoxhës, por mund të bëhet.

 

Shqipëria është sot një monizëm me një narkoshtet në krye. Republika e Shqipërisë ngjan më shumë me Kolumbinë, Venezuelës, Salvadorin, këto vendet e Amerikës Latine dhe çuditërisht edhe atje gjendet gjithmonë një amerikan që i mbështet. Duam s’duam ne, kjo këtë emër ka.

Të thuash në këtë çast se faji është i këtij apo atij, kjo është më e thjeshta. Sot dhe gjithë ditën na intereson të lexojmë Shqipërinë njëherë dhe Shqipëria e sotme është komuniste. Ka një nukël komunistësh të rinj në krye, është një molepsje e pushtetit me narkotrafikun, me para krimi, me ekonomi që sundohet nga kjo klikë dhe nuk ka ardhur sot.

Vendimi i popullit shqiptar ka ardhur në vite, është vendim i popullit shqiptar dhe unë kam respekt për vendimin e popullit edhe kur s’më pëlqen’, u shpreh ndër të tjera Ylli Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...