Berisha: Qeveritarët janë sjellë si terroristë elektoralë! Balluku kërcënoi vëllanë e kandidatit tonë

Tuesday, 23 May 2023 13:25

 

Kryedemokrati Sali Berisha tha në takimin e sotëm të kryesisë se qeveritarët dhe zyrtarët socialistë janë sjellë si terroristë elektoralë.

“Qeveritarët dhe zyrtarët janë sjellë si terroristë elektoralë.

 

Si kurrë ndonjëherë më parë, gjatë këtyre ditëve po takoj kandidatë, drejtues dhe po përpiqemi të nxjerrim shumësinë e faktorëve.

Por kjo ishte një garë e presioneve terroriste në rrafshin psikologjik, të ministrave, zëvendësministrave, zyrtarëve si asnjëherë më parë.

Belinda Balluku arrin gjer aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab, vëllanë e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë: Ç’punë ke ti me fushatën elektorale?

Me dhjetëra e dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që të mos marrin pjesë në komisione. Administrata u soll si një polici e shëmtuar politike.

Individë që takonin kandidatët tanë, merreshin në proces, një çerek ore, pesë minuta mbrapa. Pse e takove, ç’punë ke ti me të, ç’punë ke me zgjedhjet? Kjo ka ndodhur në Elbasan, kjo ka ndodhur kudo.

Në qendrat e votimit, një pushtim i qendrave të votimit kudo në kundërshtim flagrant me ligjin nga punonjës të administratës.

Me qindra, në mos mijëra qendra, në kundërshtim flagrant me ligjin, komisionerët ishin punonjës të bashkive socialiste,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...