Berisha: Kjo është pashpirtësi! Po dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë dhe po ulni rrogat e të tjerëve

E Enjte, 25 May 2023 13:58

 

Duke folur në seancën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, dyfishimi i rrogave për zyrtarët e lartë dhe ulja e pagave për të tjerët është pashpirtësi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se duhet nisur nga minimumi jetik.

 

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Keni sjellë këtu një ligj që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e asaj që vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen.

Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm.

Sepse institucionet e pavarur kanë gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1 përqind rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve.

Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim me inflacionin njëvjeçar. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus.

Propozuam që të vendosim minimumin jetik në një periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo qytetari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit.

Duke u dhënë nga 200 euro, nxjerrim shqiptarët nga varfëria ekstreme.

Shqiptarët nuk kanë lindur të varfër, por i vjedh qeveria, i keqtrajton qeveria.

Me 200 euro, çdokënd e nxirrni nga humnera ekstreme që quhet mjerim. Kurse ju rrisni rrogat e larta, ky është cinizëm, kjo është pashpirtësi.

Ju nuk keni asnjë lidhje me qytetarët, e vetmja gjë që u lidh është t’u vidhni votat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...