SHISH konfirmon vizitën sekrete në Serbi të Vlora Hysenit, mediat e Ramës shpërndajnë ‘fake news’ për Berishën

E mërkurë, 31 May 2023 23:07

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi sot një mesazh ku shkruante se vizita e fshehtë e drejtores së Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë në Beograd është një kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s.


“Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm,” 
shkruante Berisha, duke iu referuar lajmeve të medieve kosovare për shkarkimin e Hysenit në Kosovë për shkak të lidhjeve të dyshuara për Serbinë.

Interesant është fakti se SHISH nuk e ka përgënjeshtruar kurrë këtë vizitë.
 
Në mënyrë indirekte, ky lajm u konfirmua nga SHISH dhe mediat e Edi Ramës, të cilët shpërndanë një ‘fake news’ për të zhurmuar deklaratën e Sali Berishës.
 
Kryetari demokrat, Sali Berisha nuk deklaroi kurrë se vizita ka ndodhur prej dhjetë ditësh, por kjo ishte një shpikje e medieve të Ramës për të mbuluar saktësinë e lajmit.

Portali kosovar ‘Nacionale’ dhe më pas televizioni i Ramës, Top Channel dhe një seri portalesh shqiptare të qeverisë si Tema e Dita, raportuan se vizita nuk ka ndodhur për shkak se me 22 maj, Vlora Hyseni ka qenë në Shqipëri në një ceremoni të organizuar për stërvitjen Defender 2023. Madje publikuan edhe disa pamje për këtë gjë, pa asnjë lidhje me faktin e denoncuar nga Berisha. Kryetari demokrat shkruan në komentin e tij se drejtoresha e SHISH e ka nisur punën e saj me një vizitë sekrete në Beograd, pa përmendur 10 ditët e fundit.

Por nga ana tjetër, lajmin për vizitën e Hysenit në Beograd gjatë dhjetë ditëve të fundit e kanë shpërndarë para pak ditësh disa portale të gazetarëve pro-qeveritarë si Pamfleti dhe Prapaskena.

Ky është një tjetër konfirmim se vizita ka ndodhur, por më e rënda në këtë histori është përpjekja e qeverisë përmes medieve të saj për të hedhur një ‘fake news’ në qarkullim kundër kreut të opozitës.

Kujtojmë se Vlora Hyseni u shkarkua nga posti i nëndrejtoreshës së agjencisë së inteligjencës në Kosovë pas dyshimeve për lidhje me Serbinë. 

Katapultimi i saj në krye të SHISH në Shqipëri ishte një lajm i rëndë që vinte në kohën kur Rama e kishte vendosur nën kontroll këtë institucion përmes një këshilltari personal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...