Denoncoi udhëtimin e kryetares së SHISH në Beograd, Berisha: Ajo vizitë ka ndodhur...

E Enjte, 01 June 2023 15:06
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka komentuar denoncimin e tij për vizitën në mënyrë të fshehtë në Beograd të kreut të SHISH, Vlora Hyseni ku tha se lajmi qëndron dhe se nuk është i rremë.

Berisha tha se reagimi ka ardhur dhe nga vetë kreu i SHISH, ku citoi “përgënjeshtroi lajmin tim nga media që kontrollohen nga vetë Vlora”. 

 
“Ajo vizitë ka ndodhur. Ka bërë një vizitë në Beograd. Mediat i referoheshin për këtë vizitë edhe një zonjë të quajtur Suela Bedeni. Ditën e parë askush nuk reagoi sepse ky nuk është një lajm që nuk përgënjeshtrohet. Ditën e dytë asnjë reagim. Do të thotë se kishte ndodhur. Ditën e tretë reagoi vetë Vlora Hyseni.
 
I kishte dhënë mediave të kalecëve të saj, njoftimin se Berisha përhap një lajm të rremë sepse ka thënë që kam dhjetë ditë në Beograd. Ajo nxori veten në një pritje me datën 22. Kjo tregon se ajo ka qenë jo 10 por tre ditë ta zëmë. Unë në statusin tim nuk thashë sa ditë. Thjesht përmenda një vizitë. E konfirmoi në atë që kishte shpërndarë në mediat e kontrolluara prej saj vetë Vlora”, tha ai.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...