Ish-ministri i Brendshëm Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.
Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahiri me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.