“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën.
Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.
Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.
Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë, të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionet primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve.
Kjo përbën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta,” tha Berisha.
Ai komentoi edhe takimet e fundit të Lulzim Bashës.
“Veprimet e Lulzim Bashës i shoh si veprimet e një pengu të Edi Ramës, të cilin e keqpërdor në mënyrë të pamëshirshme Edi Rama. Tani e drejton Tao më shumë,” tha Berisha.