Gazetari Osman Stafa shkruan se Tahiri e ka shitur shtëpinë ku i është caktuar të kalojë pjesën e mbetur të dënimit.
Ndërsa në pikën e 6-të, thuhet se një kopje e këtij vendimi do i çohet Zyrës së Shërbimit të Provës dhe Komisariatit nr. 1, që të verifikojnë dhe kontrollojnë respektimin e detyrimeve nga ana e të dënuarit.
Pra, autoritetet do të kontrollojnë respektimin e detyrimeve të ish-ministrit në një adresë të gabuar. Kaq!” shkruan gazetari.