“Legaliteti nuk do te thote perfaqesim”, tha mbreme ai mbas takimit me Kurtin, si argument per nulifikimin e zgjedhjeve lokale ne Veri te Kosoves.
Bazuar kjo te pjesemarja shume e ulet ne ato si pasoje e bojkotit serb-konkluzion, qe per hir te se vertetes ha diskutim.
Por nderkaq ishte po ky zyrtar i BE, qe me 2019 e njihte si perfaqesues Kuvendin e Shqiperise mbas largimit te opozites dhe rezultatin e zgjedhjeve lokale, me nje pjesemarje te afert me ate ne Kosove.
Me kete nuk dua te mbeshtes ate braktisje se paku Don Kishoteske te Kuvendit, qe reflektoi edhe mbi largimin nga zgjedhjet administrative, por me shqeteson fakti i dy standarteve nga nje zyrtar i larte i BE.
Aspak parimore kjo, perkundrazi gjeneruese e konkluzioneve te rrezikeshme.
Dhe pa asnje dyshim nje konkluzion i tille lidhet direkt me perdorimin e dhunes prej ekstremisteve serbe, mbas atyre zgjedhjeve te pranuara edhe nga BE.
Pra dhuna, ekstremizimi nga serbet po bejne “legale”, demokratike, perseritjen e tyre!!
Kjo lidhje me shqeteson, jo fakti i perseritjes se tyre.
Une personalisht mendoj se zgjedhjet mund te perseriten sa here kete e kerkojne standartet e demokracise, te perfaqesimit, levizjet e gjera popullore...
Por jo agresionet e dhuneshme te disa grupeve ekstremistesh, mercenaresh, qe cdo leshim ndaj tyre vetem do t’i ushqeje me “karburant” per me shume….
Me shqetesojne iluzionet se keta ekstremiste, perdorues te metodave anti demokratike, nje amallgam midis ultranacionalizmit e kriminalitetit, qe stimulohen nga nje rregjim autokrat, do te demokratizohen duke u bere te tilla “favore” pragmatiste e jo ligjore.
Dhe vecanerisht kur keta jane thjesht nje “ingranazh” i asaj makine “millosheviciane”, qe “timonin” e ka diku ne Moske.