Këtë herë bëhet fjalë për kinezo-kanadezin Changpeng Zhao, president i kompanisë Binance.
Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka depozituar padinë në një gjykatë federale në Uashington.
Ky komision pretendon se Binance ka rritur artificialisht vëllimet e tregtisë, ka devijuar fondet e klientëve, ka dështuar të kufizojë klientët amerikanë nga platforma e saj dhe ka mashtruar investitorët në lidhje me kontrollet e saj mbi tregun.
Në padi thuhet se Zhao, themeluesi miliarder i Binance, ka kontrolluar në mënyrë të fshehtë asetet e klientëve duke kombinuar dhe devijuar fondet e investitorëve sipas dëshirës.
Rama u takua me Zhao më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Krahas fotos me Ramës ai shkruan: “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë.”
Kujtojmë se opozita ka akuzuar Ramën, më konkretisht vëllain e tij Olsin, për lidhje me botën e nëndheshme të abuzimit me kriptomonedhat.