Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

E Enjte, 08 June 2023 11:31

Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, duhet të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të mund të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t’u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
 
Senatorët u bënë thirrje të udhëheqësve që ndërsa shqyrtojnë hapat e tyre të ardhshëm, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.
 
 


“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe pa rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.

Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...