Bejtja: Ishte kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

E Enjte, 08 June 2023 17:40
 
Nga Andi Bejtja 
 
 
 

Drafti i propozuar, sot nga kryeministri shqiptar Edi Rama për asociacionin në Kosovë, mund të merrte kuptim nëqoftëse do të ishte një draft i një kryeministri të një nga ato pesë vende europiane që nuk e njohin Kosovën, por është e pamendueshme të vijë nga një kryeministër i një republike, që jo vetëm e ka ndihmuar për pavarësinë, por dhe i një republike që i përket një kombi të njëjtë.

As ligjërisht (pa u konsultuar me institucionet e Republikës së Shqipërisë), as kombëtarisht pa u konsultuar me autoritetet e Kosovës, ose minimumi pa i vënë në dijeni, kjo iniciativë në thelb, mjerisht, dëshmon se Edi Rama jo vetëm nuk i respekton autoritetet e Kosovës, por edhe nuk e njeh Kosovën.

Thirrjet që policia e Kosovës të largohet nga territori i saj nuk janë as më pak e as më shumë po thjesht antikushtetuese.

Edhe shprehjet se “ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë” në vetvete nuk janë gjë tjetër veçse minim elegant i këtyre institucioneve. Për më tepër e gjitha bëhet në një kontekst kur kryeministri i vendit Albin Kurti po bën përpjekje titanike për të sqaruar ndërkombëtarët për pozicionin e tij, mision që është në rrugë e sipër.
 

Për të mos shkuar më thellë, në rastin më të mirë Rama në këtë konflikt, mund të gjejë hapësira prej negociatori, për t’u bërë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ata ndërkombëtare që “paktin për stabilitet” e kanë më të rëndësishëm se “pakti për demokraci”, i rëndësishëm për gjeopolitikën e rajonit dhe më gjerë, por edhe kjo me vetëdije a pa vetëdije, është një lojë e rëndë për shqiptarët kudo që jetojnë dhe nuk ke hezitim për t’i vënë etiketën më të rëndë të mundshme.

Modifikuar më E Enjte, 08 June 2023 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...