Nxjerrja e sekretit për arrestimin e Dakos/ Berisha zbulon emrin e ministrit

E Enjte, 08 June 2023 17:57

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi ka zbuluar emrin e ministrit që nxori sekretin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Berisha tha se bëhet fjalë për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilin e ka quajtur dhe njeriun e pazareve të kryeministrit Edi Rama. 

Deklarata e Berishës:

Ky mund të quhet raporti i shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Komisionari me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit.

Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës.

I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin.

Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok.

Ky është komisionari i shitjes së të dhënave, që ligji i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ.

Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë.

Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre.

Çfarë komisionari je ti? Ligji mbron të dhënat personale të qytetarëve. 1 milion qytetarëve iu nxorën të dhënat dhe iu dhanë terroristëve të kuq, të quajtur patronazhistë, të përdorura për manipulime zgjedhore.

A e dini ju se këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit, kërcënuan burra e gra se do ju bëjmë copa, do t'ju marrim shpirtin?

A e dini ju se kriminelët elektoralë të armatosur me këto të dhëna, ushtruan terror mbi votuesit shqiptarë?

Çfarë komisionari je ti? Komisionari i shitjes së të dhënave. Ti nuk mund të vije në parlament, ti duhet të ishe te Gjushi, te Shullazi, atje e ke vendin ti.

Pra, a ka seancë me qesharake se kjo?

Raportojnë një raport funeral të të dhënave, që qytetarët në mirëbesim ua japin atyre që nuk kanë as ligj dhe as moral.

Në cilin shtet ka ndodhur kjo në botë? Të dhënat më sensitive i keni nxjerrë ju vetë. Irani bëri atë që bëri, por dy vite para Iranit ju nxorët patronazhistët, nxorët targat, nxorët Shërbimin Informativ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...