Lubonja për situatën dhunën e banditëve të Bashës: Duket si sherr lagjeje, kryetarin mund ta vendosë edhe Rama

Premte, 09 June 2023 10:00
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka komentuar situatën në PD-në e vulës

 

Ai u shpreh se ndarja e partisë në tre pjesë tashmë i intereson personave që sundojnë vendin, të cilët janë me filozofinë “përça e sundo”.

Lubonja ka shtuar se konflikti brenda PD i ngjan më shumë një sherri lagjeje se sa një konflikt brenda një partie të madhe të opozitës, ndërsa u shpreh me ironi se shkaku i konfliktit, pra zgjedha e kryetari të ri, mund të zgjidhet edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
 
Pjesë nga diskutimi:
 
 

Lubonja: Dëgjova dy nga pjesëtarët që dëgjova që ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme veç kësaj, ajo e Vangjushit. Ka ndodhur edhe një ngjarje edhe më e rëndësishme se kjo që po flisni ju, në nivel ballkanik, që kryeministri ynë ka vendosur që të vendosë gjithçka që ndodh këtu pa pyetur askënd, por ka vendosur edhe çdo bëhet edhe në Kosovë.

Për të çtensionuar situatën jo them pse lodheni kot, sepse mund ta vendosi edhe kreun e PD.

E thash me ironi por mund të ketë një të vërtetë brenda.

Propozimet, kishte një platformë që duhet të zgjidhte shpejt kryetarin që nënkupton Bashën, dhe një platformë tjetër që nuk është dakord.

Kryetari që do zgjidhej nga 17 që donin, dha shembullin më të keq kur u përça parti, tha unë e bëj.

E shoh me shumë indiferentizëm dhe nuk shoh se do dalë gjë nga kjo punë.

Kjo parti, që është në pikëpyetje se cila parti, se ka pjesë që kanë më shumë armiqësi me njëri tjetrin se sa me Ramën.

Vasili: Vendimi për zgjedhjen e kryetarit, e ndan apo bashkon opozitën?

LubonjaKy vendim duhet të kuptojmë kush fshihet pas tij. Nëse është kthimi i Lulzim Bashës, mendoj që përçarja do të vijojë se është figura më e kontestuar nga pala tjetër. Nuk bëhet fjalë për bashkim me palën tjetër.

Nuk mendoj se do jetë pozitiv për PD e madhe dhe këta të vegjlit.

Pashë një studim që kishte bërë një projeksion për 2025, se si mund të dalë rezultati i Parlamentareve nisur edhe nga ndarja e opozitës. Askush nuk mendon që mund të investojë më në këto parti.

Kjo situatë më duket si një sherr lagjeje jo sikur kemi të bëjmë me një parti të madhe opozitare. Dhe kjo është në interes të atyre që sundojnë. Ndarja në tre pjesë e bën ende më të dobët PD-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...