Rama anulon në mënyrë të njëanshme mbledhjen e qeverive: Nuk pranuan formatin tim, Kurti do sanksionohet

Tuesday, 13 June 2023 20:15
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do ketë një mbledhje të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi një format të ngushtë mes kryeministrave, ministrave të Jashtëm dhe ministrave të Mbrojtjes.

 

Rama e pranoi se Kurti i kishte thënë se mbledhja duhet të mbahet, ndërsa më pas mund të ketë një takim mes tyre.

Disa herë, Rama përsëriti se Albin Kurti mund të sanksionohet.
 
"Ky është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet ne kushtet e parashikuara. Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë, me një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes".
 
 

 

“Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe veç të diskutojmë për këtë. Por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, por unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit që nuk ma zë as goja të flas për sanksione, të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht janë në kushtet e sosjes të durimit,” tha Rama.

"Kjo situatë po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizjen planin e sanksioneve," tha kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...