Skandali me Portin e Durrësit/ Berisha-qytetarëve: Mos hidhni lekë aty se është skemë piramidale

E mërkurë, 14 June 2023 14:19
Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi të denoncojë edhe sot aferën e Portit të Durrësit.

 

“Gjykata Kushtetuese për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, mbyll dyert kur shqyrton dokumentet për një çështje.

Çështja është Porti i Durrësit, që përbën aktin më të madh korruptiv sot në Europë, çështje e cila është sanksionuar në rezolutat e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Ato janë miratuar dhe ne kemi vlerësuar shumë grupin e deputetëve që i ka paraqitur ato amendamente, të cilët konstatojnë se akti është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, marrëveshja e vetme bazë kontraktuale e Shqipërisë me BE, e detyrueshme për të zbatuar nen për nen.
 
 

Konstatohet nga parlamentarët europianë se janë shkelur të gjitha parimet e prokurimeve, e konkurrencës dhe lirë dhe janë shtuar dyshime të tjera.

Ka pasur një përpjekje të turpshme të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, që të përfshijnë edhe NATO-n në këtë aferë, duke i kërkuar NATO-s që ajo të angazhohet për portin e ri në Porto Romano, në  një kohë që Porti i Durrësit prej dhjetëra vitesh është edhe port ushtarak.

NATO e ka bërë të ditur se nuk plotësohen kushtet për angazhimin e saj, e ka kuptuar se bëhet fjalë për një vepër mafioze të Edi Ramës.

Ne do e ndjekim në Gjykatë Kushtetuese, në Strasburg dhe paralajmëroj qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mos vendosin lekë aty pasi është një skemë piramidale. Ortaku i Ramës është në hetim në Indi, prandaj të mos shpenzojnë lekë në projekte fantazmë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...