“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.
Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore.