Ahmetaj po hetohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila, të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.