Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas situatës dramatike me përmbytjet masive në Kosovë.
Mesazhi:
Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve.
I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme.
Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera. #sb