Miq, pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, serbomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.
Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Minishengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postohej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqipërisë, njëlloj si në vitin 1945.
E vërteta është se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij. Ballkani i Hapur u kundershtua fuqishëm nga opozita shqiptare në tërësi dhe PD në veçanti e cila organizoi protesta të fuqishme kundër Samitit në Durrës të Aleancës trelaterale, de facto Vuçiç - Rama - Zaev si projekti më përçarës në rajon më antishqiptar dhe antieuropian dhe që kishte si qëllim zëvendësimin e integrimit në Bashkimin Evropian me integrimin në Jugosllavinë e Re dhe ombrellën ruse në Ballkan.
Por në emër të këtij projekti Edi Rama, kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, mbronte me fanatizëm refuzimin e Bogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, domethënë shndërrimin e saj në Rusinë e Vogël në Ballkan.
Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian.
Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi në arkivat e historisë kurse Vuçiç - Rama - Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen evropiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.