Clinton, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë, do të jetë për një vizitë njëzetekatër orëshe në vendin tonë.
Rreth orës 19:00 Clinton do të pritet në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.