Gjatë fjalës në Parlament, kreu i demokratëve, Sali Berisha u ndal edhe te ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke i thënë se krimi i tij elektoral do të gjykohet dhe do ta ndjeki gjithë jetën.
Gjithashtu Berisha tha se Ymer Lala është më i sinqertë se Ulsi Manja, pasi ministri është një hipokrit.
Berisha: Ulusi, krimi elektoral i yti do ndëshkohet dhe do të ndjekë gjithë jetën ty, ja po ta them këtu, se dhjetë herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend sesa je ti, të jesh i qartë. Është më i sinqertë ai se ti je dhe hipokrit. Kjo nuk është dita e drejtësisë kjo është dita e turpit. Si mund të jetë dita e drejtësisë.