Nesho: Vizita e Klinton ishte e blerë, u mënjanuan qëllimisht figurat kyçe të tranzicionit në Shqipëri

Tuesday, 04 July 2023 20:56
Për të folur mbi vizitën e ish presidentit të SHBA-së, Bill Klinto në Shqipëri, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meçon ishte ambasadori Agim Nesho.

 

Nesho është shprehur se vizita e Klinton në Shqipëri ishte e blerë dhe se u mënjanuan qëllimisht figurat më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar në këto 30 vite.

 
"Ka pasur një shpërthim i të gjithë intelektualëve më me zë si Lubonja i cili u shpreh s ei vinte turp për atë që Rama bëri më Klinton. Unë nuk jam me ata njerëz që ndaj idenë se miliarderët mund të shpenzojnë para për Ramën. Soros është i vërtetë se i interesojnë fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri por jo që të harxhojnë ara për të sjellë Klinton këtu për Ramën. Kjo ishte një vizitë e blerë dhe përmasat e njeriut që erdhi në Shqipëri, dhe më bëri përshtypje prania e Alex Soros.
 
 
 

Ballkani i Hapur ka qenë një rikthim i dominancës serbe si një pagesë e perëndimit për të mbajtur afër Vuçiçin dhe Soros e kanalizojë  jo duke qenë vetë drejtpërdrejtë.Rama ishte një vegël që po luhej nga të tjerët dhe faktori e pjesa kryesore nuk ishte ai. Ballkani i Hapur nuk është mbyllur dhe nesër mund të kemi një rikthim të kësaj ideje.

 
 

Rama është nj kameleon që nuk ka formë. Mënyra sesi i zhvillua takimi me Klinton tregoi se takimi ishte i blerë pasi u mënjanuan figura të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë këtyre viteve të tranzicionit si Berisha dhe Meta. "

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...