Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të përbashkët të qeverive

E mërkurë, 05 July 2023 13:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kushtëzoi takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

 

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Prishtinë nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor.  

“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.
 
 
 

Kurti e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave të mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.

 
"Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Ramën. Ky tur është për përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit q do të mbahet në tetor. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë, ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsye, ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, të mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes," tha Kurti.


Nëse Rama e refuzon këtë kërkesë të Kurtit, atëherë ai theksoi se takim bilateral mes dy liderëve nuk do të ketë, pasi siç deklaroi, me homologun e tij nga Shqipëri është në kontakt të vazhdueshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...