Studentët këndojnë himnin kombëtar/ Berisha: Tërhiqni ligjin e turpit

E Enjte, 06 July 2023 19:04
Studentët e mjekësisë u mblodhën përpara Kuvendit, teksa në seancë plenare po diskutohej për projektligjin që kushtëzon diplomat e tyre.

 

Ndërkohë, ata kënduan himnin kombëtar dhe bënë thirrje për rezistencë.

Kurse kreu i opozitës, Sali Berisha bëri thirrje që të tërhiqet ky projektligj.
 
 
 

“U bëj thirrje gjimnazistëve në radhë të parë, të ngrihen ndaj këtij regjimi që vret dhe shkërmoq ëndrrat tuaja për të marrë diplomën e profesionit më fisnik.

 
I bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen studentëve të mjekësisë se kauza e tyre është e drejtë. Se ndëshkimi që u bëhet atyre është një atavizëm e regjimit të etërve të tyre.


U bëj thirrje prindërve të mbështesin kauzën e drejtë të fëmijëve të tyre.

Kjo ndodh në Kuvend sepse keni vjedhur 138 miliardë në një vit. Dhe jeni të gatshëm të vidhni vitin tjetër 150 miliardë. Në vend që të mendoni të kundërtën, të caktoni rroga të larta, të dy ose trefishoni rrogat e mjekëve dhe t’i jepni vendit sistemin që meriton.

E keni mirë ju se nuk mjekoheni në spitalet tona. E keni mirë se nuk doni t’ia dini për përkeqësimin e treguesve shëndetësore nga viti në vit.

Dhe tani eureka, të votojmë ligjin për të ndëshkuar studentët, për të ndëshkuar të drejtën e zgjedhjes së të rinjve.

Kërkoj tërheqjen e këtij ligji si një ligj atavist, si një ligj antidemokratik, si një ligj që shkelmon të drejtat dhe liritë e studentëve shqiptarë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...