'E duam mjekësinë si gjithë Europa'/ Studentët paralajmërojnë bojkot

E Enjte, 06 July 2023 19:11
Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e paralajmëruar pas vendimit të qeverisë për kontratën 5-vjeçare me kusht punësimin në vend pas mbarimit të studimeve.

 

Studentët kërcënojnë se në rast se ky ligj do të votohet në Kuvend, ata do t’i përgjigjen me masa ekstreme. Të rinjtë kanë planifikuar përshkallëzimin e protestës duke bojkotuar plotësisht fillimin e studimeve akademike në Universitetin e Mjekësisë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë këtë ligj që na detyron të punojmë këtu. Duam që pas diplomimit, të jemi të lirë me zgjedhjet tona. Në rast se qeveria miraton ligjin, atëherë ne do të marrim edhe masa ekstreme. Të gjithë do të bojkotojmë plotësisht studimet tona”, tha një prej studentëve të mjekësisë.
 
 
 

“Qeveria e turpit”, “E duam mjekësinë si gjithë Evropa”, dëgjohen studentët duke thirrur teksa marshojnë nga Universiteti i Mjekësisë drejt qendrës, duke bllokuar njërin aks të rrugës.

 
 

Forca policie po i shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre. Ndërkohë studentëve të mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të UBT-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...