Shqipëria dërgoi kompjuterët e muxhahedinëve në Iran/ Berisha: Një përgënjeshtrim që akuzon më shumë

Premte, 07 July 2023 21:03
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi Policia e Shtetit, pas shumë ditësh, deklaroi se nuk ka dërguar asnjë kompjuter të muxhahedinëve në Iran.

 

Reagimi erdhi pas vetë Teherani dhe disa media të huaja konfirmuan se kompjuterët e marrë nga bastisja në kampin e Manzës, janë dërguar për në Iran.

Në reagimin e tij, Berisha thotë se ky është një përgënjeshtrim që akuzon më shumë.
 
 
 

 

Deklaratë e Partisë Demokratike.

 
Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!

Ditën e hënë, me datë 3 korrik, drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuterë të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjenden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:

-Së pari, një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajatollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirie për protestat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.

-Së dyti, përbën një akt madhor tradhtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.

Ky lajm, po të provohet i vërtetë, është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtyt kryesor besën.

Duke parë heshtjen e plotë disaditore të autoriteteve shqiptare ndaj këtij lajmi të tmerrshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.

Vetëm pas kësaj deklarate, Policia Shqiptare reagoi me një gjoja përgënjeshtrim, me të cilën ajo ngjalli edhe më shumë dyshime se sa hodhi posht lajmin. Në deklaratën e tyre, policia e narkoshtetit mohon që materialet të jenë dërguar në Teheran, por çuditërisht ajo shprehet se: “Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme, por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut”.

Siç e shikoni, në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rresht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por iu referohet rrjeteve sociale dhe medieve, të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin. Në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget kështu  ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, Këshillin e Informacionit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo shmangie e qëllimshme e citimit të burimit zyrtar dëshmon për frikën e përgënjeshtrimit duke ju referuar direkt Këshillit të Informacionit të Iranit mbasi ky mund të faktojë me prova deklaratën e tij.

Përveç këtyre, dyshime të forta ngjall edhe vetë fakti i përgënjeshtrimit nga Policia e Shtetit të lajmit të kreut të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike. Kjo sepse ky përgënjeshtrim duhet të vinte nga zyra e Informacionit e Qeverisë Shqiptare dhe jo nga Policia e Shtetit, e cila nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të vendit. 

Përveç këtyre, lidhur me bashkëpunimin e autoriteteve të Tiranës me regjimin e Ajatollahëve, anëtari i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe të sigurise të regjimit të Teheranit, gjeneral brigade Esmaeil Kowasari ka deklaruar se: “Prej disa muajve ka pasur komunikime midis aparateve të sigurisë të Iranit me vende të tilla si Shqipëria dhe kjo ka pasur rezultate shumë pozitive”.

Së treti, po kështu injorohet me qëllim deklarata e gjeneralit iranian për bashkëpunimin me rezultate shumë pozitive në fushën e sigurisë ndërmjet regjimit të Ajatollahëve të Teheranit dhe regjimit të narkoshtetit të Tiranës.

E vërteta është se aktakuza zyrtare e autoriteteve gjyqësore shqiptare ndaj Muxhahedinëve të Popullit të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz është: Shpallje lufte!

Domethënë Muxhahedinët e Popullit i kanë shpallur luftë nga Manza Republikës Islamike të Teheranit. Kjo aktakuze ndaj luftëtarëve të lirisë është e turpshme dhe duket e formuluar tërësisht në Teheran dhe është një provë e qartë e bashkëpunimit të Tiranës zyrtare me Teheranin e Ajatollahëve ndaj dhe autoritetet e Tiranës nuk përgënjeshtrojnë dot deklaratën e gjeneralit iranian.

Partia Demokratike, e cila në pushtet ka vendosur pranimin e Muxhahedinëve të Popullit në territorin e Shqipërisë, ka mbështetur dhe mbështet kauzën e tyre drejt rezistencës së tyre ndaj regjimit obskurantist të Ajatollahëve. Ajo ka dënuar reidin brutal të policisë së shtetit në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit të bazuar në akuza të fabrikuara në Teheran, si një shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konventës të OKB për refugjatët. Ajo duke shprehur solidaritetin e saj të plotë me kauzën e drejtë, luftën dhe përpjekjen e Muxhahedinëve të Popullit kundër regjimit teokratik totalitar iranian, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajatollahëve dhe i bënë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e rrezikshëm të këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...