Rama: Ahmetaj ishte bashkëpunëtori im më i afërt, ka vjedhur pa dijeninë time

Premte, 14 July 2023 23:10
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është shprehur se Ahmetaj është një nga personat me të cilin ka komunikuar më shumë nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Rama në komunikimin publik ka lëshuar Arben Ahmetajn dhe i ka ndërsyer atij SPAK-un publikisht

SPAK ka coptuar çështjen e incineratorëve sepse nuk a guximin të shkojë tek ideatori dhe zbatuesi, Edi Rama dhe kjo është nënkuptuar qartë nga komunikimi i sotëm i kryeministrit.
 
 
 

Ai ka theksuar se drejtësia i ka vendosur në tryezë prova të mjaftueshme për të lejuar autorizimin e hapave të mëtejshëm dhe arrestimin e tij dhe se nuk mban përgjegjësi për asgjë që ish-ministri ka bërë. Dhe pas kësaj ka intimiduar përsëri SPAK-un siç bëri pak kohë më parë në Kongresin e Partisë, ku ndërsente publikisht atë drejt opozitës.

 
“Arben Ahmetaj nuk është një njeri i largët, ai është bashkëpuntori im më i ngushtë në këto vite, nuk më takon mua të them nëse ai është fajtor apo i pafajshëm por ndryshe nga ai rast i disa viteve më parë kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, në këtë rast kërkesa e prokurorisë duhej të miratohej.

 

Në ato vite ajo na erdhi si një gazetë ku nuk faktohej asgjë kësaj hera a dha dyshime të mjaftueshëm dhe një dosje voluminoze hetimore, në mos e provoftë fajësinë e deputetit çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata ajo dosje ka dyshime të mjaftuese për të mos ndalur autorizimin kërkuar nga SPAK për kuvendin.

Këtu mbyllet çdo gjë me këtë rast dhe i takon drejtësisë deri  në fund në është një rast fajësie apo një rast pafajësie, më duket e udhëz ti vendos disa pika mbi i për këtë rrugë që vazhdon me besimin e shqiptarëve.”- është shprehur Rama në komunikimin virtual në rrjetin social.

Komunikimi i sotëm i kryeministrit ishte në vazhdën e të gjitha komunikimeve të tij gjithmonë kur laku ngushtohet rreth tij. 

Lëshon bashkëpunëtorët dhe kërcënon drejtësinë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...