SKANDALI/ Saranda prej 11 orësh pa drita në kulmin e sezonit, braktiset nga turistët

Tuesday, 18 July 2023 19:12

 

Skandali bëhet edhe më i rëndë kur përveç se turistët duhet të rrinë pa energji elektrike, po ashtu, janë edhe pa ujë për shkak se nuk punojnë pompat në hotelet dhe aprtamentet me qira. Duket se askush nuk po kujtohet për të rregulluar defektit, pasi kabllot, siç shihet dhe në videon e mëposhtme, janë ende të varur, duke sjellë dhe rrezik për qytetarët. 

Mungesa e energjise elktrike gjatë natës, aty ku ka patur gjeneratorë, ka sjellë bezdisje tek pushuesit. Për shkak të kësaj situate skandaloze, mëngjesin e sotëm janë parë një numër i madh tursitësh, kryesisht të huaj që kanë braktisur Sarandën dhe Ksamilin.

Lidhur me situatën në Sarandë ka reaguar dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe i Këshillit të Qarkut Vlorë, Jolio Dine, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan. 

“Situata e sotme energjetike ne Sarande do analize dhe pergjegjesi!

Justifikimet per mbingarkese rrjeti, temperatura te larta apo aksidente te rastit jane te teperta e te pamjaftueshme per te qene shkak i kesaj gjendje. Masat duhet te ishin marre me heret e nese nuk ka ndodhur, nga neser duhet kthyer ne emergjence. 

Saranda dhe Ksamili nuk e meritojne ne pikun e sezonit te vuajne mungesen e energjise por mbi te gjitha rrezikun evident rrugeve nga zjarret dhe shperthimet e rrjetit te amortizuar”

Drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakiçi, duket se e ka nisur me “këmbën e mbarë” punën e tij, ashtu siç i bëjnë punët rilindasit.

Ndërprerja e energjisë elektrike është një problematikë e përsëritur që mesa duket as kreu i ri i OSHEE-së  nuk po i jep zgjidhje. Të mendon për një vend anëtar për në BE, ku i ikin dritat në kulmin e sezonit turistik për 4 orë në mes të verës, është përtej skandalozes.

Nga njëra anë kryeministri Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë flasim për “bum” në turizëm, ndërsa nga ana tjetër dështojnë të sigurojnë shërbimet bazë. Për këtë situatë skandaloze, duket se nuk mban askush përgjegjësi.

Ministrja e Energjitikës, (e larjes së rrobave në 30 gradë), Belinda Balluku ndoshta do na shfaqet në kasetën e gatshme të radhës bashkë me kreun e OSHEE-së, Enea Karakiçin, për të na treguar për punën “e palodhur” të tyre, ku mendojnë se si të mbudshin xhepat e tyre dhe jo të merren me problematikat e përditshme të qytetarëve.

Të mos flasim pastaj për skandalin edhe më të rëndë për shitjen e energjisë me çmim më të vogël se në bursë, ndërkohë që qytetarët e tyre i lënë në terr të plotë, mjaftojnë të mbushin valixhet e tyre me para.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...