Meta: Afera e inceneratorëve vazhdon, është Rama garant, kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal!

E Enjte, 20 July 2023 12:09
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, komentoi sot në një konferencë shtypi qëndrimin e tij lidhur me arratisjen nga vendi të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit.

 

Pavarësisht hetimeve dhe ndalimeve të bëra deri tani, Meta tha se afera e inceneratorëve vazhdon pasi “kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal” dhe garant... është kryeministri aktual, i cili, të vetmin shqetësim e ka për shokët, kur ata mund të hanë “kumbulla” pas shpinës së tij, se ai do që të gjitha “kumbullat” t’i hajë ky dhe shokët të hanë burgun.

“Lidhur me çështjen Ahmetaj, - tha Meta, - mund të them se është një ngjarje e pandodhur që numri 2 i qeverisë arratiset nga vendi dhe t’i shmanget drejtësisë, që vetë ka votuar dhe që natyrisht është tërësisht e papranueshme në çdo rast, por tregon edhe krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë, që ka mbërthyer gjithë funksionimin e shtetit në vend.
 
 
 

Qëndrimi im në këtë çështje dhe i PL-së ka qenë shumë i qartë: çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë për përgjegjësitë e tij ligjore, individuale por të mos harrojmë atë që ka thënë zoti Ahmetaj para disa muajsh publikisht, tek kolegu juaj Blendi Fevziu lidhur me këtë çështje se ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere ka të madhe siç është afera e inceneratorëve.

 
 

Sa më takon mua, Partisë së Lirisë apo ish-LSI, besoj se gjithë opinioni publik e di se denoncimet e para për këtë aferë kanë ardhur pikërisht nga ne dhe unë njëkohësisht si president i Republikës e kam denoncuar këtë aferë para zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit dhe ish-LSI.

E dini gjithashtu se pavarësisht se disa zyrtarë, ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, përsëri kjo është një aferë që vazhdon.

Janë tre inceneratorë që nuk janë në punë; njeri nuk ekziston fare, ky i Tiranës. janë dhjetëramilionë euro të grabitura të qytetarëve shqiptarë; janë tri persona në kërkim, por afera vazhdon për arsye se nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale të cilat pa dyshim që janë, por kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe natyrisht garant i vazhdimit të kësaj afere, i paprekshmërisë së saj edhe i shpërdorimit të fondeve publike dhe taksave padyshim vetëm ai që mund ta çonte përpara këtë aferë në mënyrë të paligjshme dhe të kalonte 17 vendime qeverie brenda pak minutash, që është kryeministri aktual, i cili, të vetmin shqetësim e ka për shokët, kur ata mund të hanë “kumbulla” pas shpinës së tij. Se ai do që të gjitha “kumbullat” t’i hajë ky dhe  shokët të hanë burgun, të mbajnë përgjegjësitë, aferat të vazhdojnë dhe shqiptarët të shohin “telenovelën” e radhës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...