Berisha publikoi edhe disa nga pamjet, qe vërtetojnë shkeljet e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, foto të votimit familjar dhe dëshmi të qytetarëve që u është bërë presion nga bashkia e drejtuar prej kandidatit të PS, Edison Memolla.
Lideri i selisë blu iu kundërpërgjigj edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, i cili si drejtues politik i qarkut reagoi në përfundim të numërimit të votave në Rrogozhinë.
Duke renditur të gjitha skandalet e socialistëve në 40 ditët e fundit dhe faktet për manipulimin e zgjedhjeve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve për protesta.