Sekretari i Përgjithshëm i PD se vules, Gazment Bardhi në një reagim të bërë në Twitter, shkruan se ‘akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote, është damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private’.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bardhit thotë se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet.
Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj”, shprehet ai.