‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’/ Berisha ironizon Ramën dhe Ahmetajn

E mërkurë, 26 July 2023 11:58
Kryetari demokrat, Sali Berisha, ironizoi sot kreun e qeverisë, Edi Rama, të cilit i është arratisur ish-numri dy, Arben Ahmetaj.

 

Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzave të ngritura ndaj tij.

Duke përdorur një foto nga ditët kur Rama dhe Ahmetaj ishin bashkë, Berisha ironizon me sloganin e qeverisë: “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”.

“Të paktën edhe vetë e ka parandjerë!”
 shkruan Berisha.
 
 
Kreu i opozitës e akuzon Edi Ramën si drejtuesin e sipërmarrjes së inceneratorëve, duke thënë se nëse duhet të shkojë dikush në burg, i pari duhet të jetë kryeministri.
Login to post comments