Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme ekspertin dhe analistin e njohur të sigurisë, Drizan Shala.
Detaje për këtë takim kreu demokrat ka dhënë në një mesazh që ai ka postuar në faqen e tij ne facebook.
Mesazhi i plotë:
Me ekspertin dhe analistin e njohur të sigurisë, Drizan Shala.
Me Drizanin diskutuam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe ndikimin rus në rajon. Ai me paraqiti gjetjet dhe analizën e tij, në studimin e tij të fundit të thelluar, kushtuar spiunazhit rus dhe kontrollit nga ky rrjet spiunazhi ushtrisë, Shërbimeve Informative, diplomacie dhe mediave në Serbi. Në takim e përgëzova Drizanin për studimin e tij të vyer.