Dosja e Ahmetajt, zbardhet implikimi i Agaçit dhe Metanit tek inceneratori i Elbasanit

Premte, 04 August 2023 18:44
Dosja hetimore e Arben Ahmetajt zbardh të tjera detaje pëe aferën e djegësave, që implikojnë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi dhe ish-drejtorin juridik Artur Metani. Dy bashkëpunëtorët  e ngushtë të Edi Ramës i kanë dhënë rrugë miratimin të Vendimit të Këshillit të Ministrave që lidhej me financimin e kontratës së paligjshme për djegësin e Elbasanit

 

Dosja hetimore e SPAK-ut për inceneratorët ka disa detaje implikuese për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi dhe ish-drejtorin Juridik, Artur Metani, megjithëse në pjesën e publikuar deri tani nga hetimi nuk përmenden emrat e përveçëm të dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës. Agaçi dhe Metani kanë pasur përgjegjësi ligjore për të verifikuar paraprakisht aktet që miratohen më pas në Këshillin e Ministrave. Këta dy zyrtarë i kanë dhënë rrugë miratimin të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 907, datë 17 dhjetor 2014, që lidhej me financimin e kontratës koncesionare për inceneratorin e Elbasanit.

 
 
 
SPAK tashmë e ka konfirmuar se procedura me negociim pa shpallje paraprake, e zhvilluar për impiantin e mbetjeve në Elbasan është e paligjshme. Për këtë procedurë, Prokuroria Speciale ka ngarkuar me përgjegjësi penale ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj. Pra, qartësisht, Agaçi dhe Metani kanë shqyrtuar paraprakisht kontratën dhe, megjithëse ka qenë e paligjshme, e kanë kaluar atë për financim në Këshillin e Ministrave. Në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn shihet se dyshja Agaçi-Metani e kanë përcjellë me urgjencë në Këshillin e Ministrave projekt-vendimin për financimin e inceneratorit të Elbasanit, i cili është miratuar brenda ditës. Me shkresën nr. 11902, dt. 17.12.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm projekt-vendimin për shqyrtim e miratim të dhënies së financimit për impiantin e mbetjeve në Elbasan.
 
 


Bashkëlidhur kësaj shkresë -thotë SPAK-u- është edhe kontrata koncesionare me Albtek Energy, e cila rezultoi e paligjshme. Në vijim, sipas SPAK-ut, Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 907, datë 17.12.2014, miratoi vendimin për dhënien e financimit për inceneratorin e Elbasanit. Siç konstatohet lehtësisht, vendimi i qeverisë është marrë në të njëjtën ditë që Lefter Koka i ka përcjellë projektin Ëngjëll Agaçit, pra pa pasur aspak kohë për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve qeveritare. Agaçi deklaroi para Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët se ishte përgjegjësia e Lefter Kokës për procedurën e zgjedhur.

Por, nëse Koka ka vepruar në mënyrë anti-ligjore me kontratën, koncesioni u bë efektiv vetëm pas miratimit të financimit nga Këshilli i Ministrave.Dhe, Vendimi i qeverisë për financimin e kontratës së paligjshme të inceneratorit të Elbasanit, u miratua vetëm pasi Agaçi dhe drejtori juridik i Kryeministrisë, Artur Metani e përcollën projektin e Lefter Kokës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...