Droga në Zall Herr/ Berisha kërkon dorëheqjen e Peleshit: U akuzua për kanabis edhe kur ishte ministër bujqësie

Saturday, 05 August 2023 22:32

 

Në emër të PD_së, Berisha e konsideron këtë ngjarje si skandal të turpshëm, e të pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, e cila është pjesë e NATO-s. Sipas tij, për këtë, mban përgjegjësi të rëndë “narkoministrin” Niko Peleshi, siç e quan ai. Më tej lideri demokrat shkruan se Peleshi është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie.

Berisha shprehet se “ky skandal dëshmon tragjikisht shnëdrrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s”.

Më tej, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë shqiptare dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve.

Reagimi i plotë:

 
 
 

Ushtria e narkoshtetit të Edi Ramës, narko-ushtri.

Në repartin e trupave speciale të Zall Herrit gjenden plantacione me qindra të Kanabis Sativa.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në repartin ushtarak më të ruajtur të të gjithë ushtrisë shqiptare në territorin strikt të mbrojtur të repartit të trupave elitë të ushtrisë tonë, në Zall Herr janë gjetur plantacione me qindra e qindra rrënjë kanabis.

Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narkoministrin Peleshi i cili është akuzuar për parcela kanabisi gjatë periudhës që ka qenë ministër bujqësie, shtabin e përgjithshëm, zbulimin, policinë ushtarake shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe komandën e rapartit të trupave speciale të Zall Herrit. Ky skandal dëshmon tragjikisht shnëdrrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.

Partia Demokratike e Shqiperisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...