Gjyqi në SHBA/ Charles McGonigal drejt pranimit të akuzave

Tuesday, 08 August 2023 12:27


Lajmi raportohet nga media amerikane CNN që kujton se Charles McGonigal u akuzua në fillim të këtij viti për shkeljen e sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe pastrim parash për punën në vitin 2021 me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA. Po ashtu, McGonigal u akuzua në një çështje të veçantë në Uashington për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Gjyqtarja Jennifer Reardon, e cila po drejton çështjen e Nju Jorkut, lëshoi një urdhër të hënën duke treguar se ajo ishte informuar se McGonigal “mund të dëshirojë të bëjë një ndryshim të pranimit të fajësisë”. Gjykatësja vendosi një seancë për pranimin e fajësisë për javën e ardhshme.

Në lidhje me çështjen e Shqipërisë, javën e kaluar, në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tha gjyqtarit se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonin në gjyq dhe se ata do ta dinë me siguri vetëm pas “Ditës së Punës” (festë në SHBA që kremtohet më 4 Shtator).

McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që akuzohet për një krim, është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.

 
 
Asnjë hollësi e mëtejshme nuk u përfshi në urdhrin e shkurtër të gjykatës që përcaktonte procedurën e pranimit të fajësisë.Nëse nuk ndodh ndryshimi i qëndrimit nga ai i akuzuarit, seanca mund të riplanifikohet.


Çështja McGonigal ndezi politikën shqiptare me opozitën që akuzoi se paratë që mori ish zyrtari i FBI-së ishin një shpërblim për të goditur opozitën – duke iu referuar nisjes së hetimeve në SHBA ndaj ish-lobistit të PD-së Nik Muzim, apo dhe akuzave publike ndaj Berishës nga persona me lidhje biznesi me McGonigal.

Një tjetër akuzë ishte ajo e angazhimit të McGonigal bashkë me kryeministrin Edi Rama në një skemë për të mashtruar biznesmenë e politikanë duke u kërkuar apo marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim heqjen e sanksioneve nga SHBA.

Lobimet për të përfituar projekte nga qeveria për kompania të caktuara ishte një tjetër dyshim i ngritur në akt-akuzën e Uashingtonit për dosjen e Shqipërisë.

Akuzat janë mohuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk pranoi një komision hetimor për të sqaruar lidhjet e tij të dyshimta me ish-shefin e FBI-së në Nju Jork, të cilin e ka cilësuar “miku im”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...