Berisha: Tirana, lavatriçja gjigante e pastrimit të parave! I ndërton droga, i blen droga i shet droga

E mërkurë, 09 August 2023 15:03
Gjatë konferecës së Partisë Demokratike 'Rënia e euros, fituesit dhe humbësit' që po zhvillohet në Hotel Rogner, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se Tirana sot është lavatriçja më gjigante e pastrimit të parave të drogës.

 

Berisha tha se kjo që ne shohim sot kjo është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që është narkoshteti shqiptar.

‘Gjithçka është në funksion në klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rrugës hyjnë dhe dalin përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm të drogës në botë, Sinaloës së Meksikës’, u shpreh Berisha.
 
Berisha: Është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit. Kjo që ne shohim sot kjo është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion në klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rrugës hyjnë dhe dalin përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm të drogës në botë, Sinaloës së Meksikës.
 
 


Nga interceptimet që u publikuan që janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte dhe darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se një ministër i tij, pra cila është fuqia, e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimarrësit absolut.

Shqipëria sot në Europë rendite e para me distancë me treguesin e ndërtimit. 3 milionë metra katrorë në vit ndërtohen në Tiranë në një kohë kur nevoja e vendit është 1 milion metër katror.

Nuk ka lavatriçe më gjigante të larjes së parave të krimit se Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjta në Europë. I ndërton droga, i blen droga i shet droga.

Dhe në këto operacione klanet përsëri i përdorin këto para për të pushtuar territoret. Tani këtë kanabisin e kanë të dytë, kokainën dhe opiumin e kanë të parin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...