Sali Berisha: Kësaj i thonë kur fluturon me mullar mbrapa!

Saturday, 12 August 2023 12:15
Ka njerëz që nuk mësojnë kurrë! Edi Rama sikur të ishte një UFO dhe jo një tokësor, krijoi këto ditë skandalin ndërkombëtar të radhës.
 
Ai, duke krahasuar të pakrahasueshmet, publikoi me krenari në llogarinë e tijnë  facebook dhe mediat e tij, një meme me foton e eksodit biblik të gushtit 1991.
 
 
 
Së bashku me një foto të një trageti me turistë italianë që vijnë këtë verë për pushime në Shqipëri dhe kjo me nënkuptimin keqdashës se - ja ku kemi arritur ne tani dhe ku jeni katandisur ju italianët, paçka se shqiptarët në vitin 1991 po largoheshin nga Shqipëria si njerëzit më të rraskapitur të planetit nga diktatura hoxhiste, kurse italianët në traditën më fisnike të njeriut po vinin për të kaluar disa ditë pushime në vendin fqinj.
 

Ky krahasim skandaloz zgjoi me të drejtë për tri ditë me radhë reagime të shumta në mediat, por edhe në politikën italiane.

 

Ministri i Bujqësisë të Italisë, Francesco Lollobrigida reagoi ndaj krahasimit qesharak dhe skandaloz të Edi Ramës me një deklaratë para mediave: “Ai ( Rama,shënim imi) e di mirë që ka kaq shumë për të mësuar nga Italia, ne kemi kaq shumë për t’i mësuar, por të gjithë duhet të qëndrojnë në gamën e cilësisë që i takon atij dhe Italisë dhe Pulias.”

Problemi nuk është kaq i thjeshtë sepse ka njerëz si Rama që nuk mësojnë kurrë dhe janë të gatshëm ne çdo rast për skandale apo të themi shqip, “të fluturojnë me mullar mbrapa”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...