Vrasja nga RENEA në Korçë/ Balliu: Kjo fakton mosfunksionimin e shtetit, 62-vjeçari duhet të ishte në spital

Hënë, 14 August 2023 10:53
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, ishte i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, ku komentoi vrasjen nga RENEA pak ditë më parë në qytetin e Korçës, të 62-vjeçarit i cili kishte probleme të shëndetit mendor dhe nuk pranoi të dorëzohet.

 

Balliu, u shpreh se mosfunksionimi i shtetit është arsyeja pse u asgjësua një njeri me probleme të shëndetit mendor, i cili në fakt duhet të ishte në spital duke u kuruar.

‘’Fakti që Policia e Shtetit tashmë ka dalë jashtë funksioni nuk është një lajm dhe nuk është një gjë e re’’, u shpreh Balliu ndër të tjera.
 
 
 
 

Personi ishte i sëmurë mendor dhe në raste të tilla Policia duhet të marrë të gjitha masat që të mos shkojë tek asgjësimi, asgjësimi është momenti i fundit. Së dyti, kjo fakton dhe mosfunksionimin e shtetit në tërësi pasi një person me probleme mendore nuk duhet të jetë jashtë spitaleve.

 
Fakti që Policia e Shtetit tashmë ka dalë jashtë funksioni nuk është një lajm dhe nuk është një gjë e re. Policia e Shtetit mori një goditje të rëndë me inkriminimin e saj dhe me politizimin e saj, që ka sjellë disa infiltrime, njerëz të cilët kanë zero lidhje me vetë profesionin.

Njerëzit janë emëruar në ato profesione jo për shkak të ekspertizës së tyre por për shkak të bindjeve dhe militantizmit të tyre sepse qëllimi i kësaj policie nuk është siguria e vendit, e qytetarëve dhe mbajtja e rendit publik, por është mbajtja e votave për PS.  Prandaj ne shohim me qindra efektivë policie të cilët janë të lidhur me banda kriminale, që janë dhe investitorë strategjik dhe politikanë, me ata që quhen biznesmenë por që më pas dalin se janë të implikuar në krimin e organizuar dhe në botën e narko-trafikut.

Në këtë kontekst nuk duhet të bëjë lajm shkërrmoqja totale e Policisë së Shtetit, dhe pasojat e saj janë këto, është ky rast, janë vrasjet që po bëhen në çdo cep të Shqipërisë, rritja e krimit të organizuar, mungesa e ekspertizës dhe çfarë është më e rëndë, mungesa e besueshmërisë mes kolegëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...