Del DOKUMENTI i ri me firmën e Veliajt që e “fundos” edhe më shumë tek afera e inceneratorit të Tiranës

Hënë, 14 August 2023 18:46

 

Sipas Këlliçit, me firmën e tij, Veliaj angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mirel Mërtirin. Ai shkruan më tej në postimin e tij në rrjetet sociale, se Veliaj jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai angazhohet dhe për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës.

“A e mban mend se çfarë tabelash ke firmosur dhe bashkëngjitur me këtë shkresë?” – është pyetja që shtron më tej Këlliçi për Veliajn duke paralajmëruar se do të publikojë në ditët në vijim dokumente të reja që “fundosin” kryebashkiakun tek afera e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi shprehet se dokumentet e plota do t’i depozitojë në SPAK.

 

Postimi i plotë:

Erion Veliaj me firmën e tij, sërish si pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës

Meqë deri më sot kemi parë vetëm një dokument me firmën e kryebashkiakut, firmë e cila garantoi për 30 vite vjedhjen sistematike të qytetarëve të Tiranës, sot po japim provën e radhës se Kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë dhe ka marrë angazhime përtej atyre që deklaron publikisht. Sot po publikojmë një dokument tjetër po me firmë të Veliajt, i cili fakton pa pikë mëdyshjeje se ai, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por ai me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.

Erion Veliaj me firmën e tij shprehet e zezë mbi të bardhë se ai jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes (pra për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu angazhohet për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës. Ai po ashtu, me firmën e vetë merr përsipër të japë asistencë për proceset e shpronësimit si dhe të shmangë çdo veprim që bie ndesh me Kontratën, frymën dhe anekset e saj. Pra garanton që vjedhja përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës të vijojë për 3 dekada.

E thënë shkurt, Erion Veliaj del garant, që jo vetëm të angazhojë financiarisht Bashkinë e Tiranës në këtë aferë për 30 vite (ku ndërkohë nuk ka asnjë Vendim të Këshillit Bashkiak për një periudhë të tillë), por ai merr përsipër dhe lehtësimin e të gjitha proçedurave për ndërtimin e këtij monumenti vjedhje, sepse dhe sot që flasim Incenerator në Tiranë NUK KA.

Një pyetje për kryebashkiakun. A e mban mend se çfarë tabelash ke firmosur dhe bashkëngjitur me këtë shkresë?

Së shpejti dokumentin e plotë, bashkë me korrespondencën mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, do e depozitojmë në SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...