Takimi Rama-Meloni/ Mediat në Itali: U diskutua ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri

Tuesday, 15 August 2023 18:24
Ndërtimi i një centrali bërthamor në territorin shqiptar është diskutuar në takimin jozyrtar mes kryeministres së Italisë Xhorxha Meloni dhe shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama. Kështu shkruajnë disa prej gazetave kryesore italiane, të cilat kanë zbardhur temat kryesore që kanë dominuar bisedën mes dy kryeministrave. Xhorxha Meloni mbërriti dje në Shqipëri në një vizitë private dhe u akomodua në vilën qeveritare në Dhërmi. Ajo dhe familjarët e saj udhëtuan me një traget të linjës Brindizi-Vlorë

 

Gazetat më të mëdha italiane kanë zbuluar se mundësia e ndërtimit të një centrali bërthamor ne territorin shqiptar ka qenë një ndër çështjet e diskutuara ne takimin informal mes kryeministres së Italisë, Xhorxha Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama.

‘Corriere della Sera’ ka zbardhur detaje nga vizita private e zonjës Meloni në Shqipëri duke u ndalur pikërisht tek çështjet e centralit bërthamor dhe gazsjellësit nënujor si dy prej temave që kane dominuar takimin.
 
 
 
“Në menynë e vizitës “rreptësisht private” ka edhe disa shkëmbime informale për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve mike: nga çështja e tubacionit të gazsjellësit nënujor të Adriatikut deri te hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar”.
 

Në të njëjtën linje ka qenë edhe gazeta ‘La Repubblica’, e cila pasi ndalet në debatet që u shkaktuan mes dy vendeve pas një publikim provokues nga Edi Rama dhe mosmarrëveshjeve për të ashtuquajturin turizëm me kosto të ulët, ndalet te mundësia e ndërtimit të centralit bërthamor në Shqipëri.

 

“Por interesat që lidhin dy vendet janë dukshëm më të forta se mosmarrëveshja për turizmin me kosto të ulët. Së fundmi u arrit një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë ENI, e cila po punon në një zonë ku ka gaz dhe naftë në bregdet. Me pak fjalë, në këto pushime të shkurtra në bregdetin e shtetit fqinj, Meloni mund të kombinonte relaksin e lakmuar me thellimin e disa dosjeve në tavolinat e ambasadave”.

Tema më e nxehtë ka të bëjë me energjinë, me çështjen e hapur të gazsjellësit nënujor të Adriatikut dhe hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar. Ka mundësi që këto tema të jene prekur në bisedat informale në tarracën buzë detit të rezidencës verore të qeverisë në Dhërmi, jo shume larg portit të Vlorës përpara kthimit të kryeministres mes ullinjve të fermës në Ceglie”.

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni mbërriti pasditen e së hënës në Shqiperi me një traget të linjës Brindizi-Vlorë. Meloni shoqërohej nga familjaret e saj dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe u prit ne Portin e Vlorës nga kryeministri Rama. Më pas ajo u zhvendos drejt ambienteve të vilës qeveritare në Dhërmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...