Gazeta thekson se agjenti i diskredituar tani rrezikon deri në pesë vite burg pasi pranoi fajin se ka punuar në mënyrë të paligjshme për një oligark rus.
Ky rast përfshin disa lidhje që mund të kenë lidhje me Hunter Biden, djalin e presidentit, i cili tani është subjekt i një hetimi të posaçëm.
Zyrtari është identifikuar në raportet e shtypit si Agron Neza, i cili e prezantoi McGonigal me shqiptarin Dorian Duçka, i cili punonte për konglomeratin kinez të energjisë CEFC, tani të shpërbërë.
Një email nga laptopi famëkeq i Hunter, i referohej dikujt me të njëjtin emër.
“Doriani ka qenë një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet ta shqyrtojmë mundësinë se si ta përfshijmë atë,” shkruante bashkëpunëtori i Hunter, James Gilliar në një email të vitit 2017 për një marrëveshje.
“Nuk ka se si të mos e bëjmë,” përgigjet Hunter, duke shtuar: “Edhe nëse shumica thotë jo, unë do të heq nga paga ime”.
McGonigal ishte agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018,” shkruan gazeta.