Sterilizimi/ Berisha: Autorë kryesorë të vjedhjes së dytë të shekullit janë Ilir Beqja dhe Edi Rama

Premte, 18 August 2023 16:43
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se autorët kryesorë të vjedhjes së dytë të shekullit me koncesionet në shëndetësi janë Edi Rama dhe Ilir Beqja.

 

“Ilir Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të koncesionit të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër. Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, janë lënë të hapur jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë.

Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj. Qeveria me paratë e buxhetit bleu 1.7 milionë euro një aparaturë ultramoderne të sterilizimit. Ajo nuk u vu në përdorim dhe u pa se duheshin dërguar teknikë dhe inxhinierë për specializim.
 
Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion. Për një set veglash që nevojiteshin për një operacion, çmimet shkonin në stratosferë.
 
Nëse ti në këtë operacion të thjeshtë, të nevojiteshin tre vegla, do paguaje aty 30 sepse të tillë të sillnin setin.


Setet dhe raporti set-ndërhyrje siç konstaton KLSH, që ka bërë një kontroll shumë serioz në vitin 2022, aty gjen se qëndronin mekanizmat e vjedhjes masive. Kishin përcaktuar klasifikime, dhe tani në përputhje me klasifikimin, bënin abuzimin më të madh.

KLSH, i gjetur përpara kësaj situate kriminale, i kërkon ministrit që ka firmosur kontratën, të rinegociojë kontratën sepse prandaj u dyfishuan pagesat e spitaleve ndaj koncesionarit.

Por ka edhe një anë dramatike në këtë vjedhje. Ilir Beqaj me Ilirin e tij, udhëtuan mbi dhimbje dhe kufoma, se qindra e mijëra të sëmurë nuk u operuan dot, sepse spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet kirurgjikale.

Pra, këtu janë arrestuar disa, të gjithë e meritojnë, nuk ka asnjë diskutim, por kryesor në këtë vjedhje të dytë të shekullit është Ilir Beqaj me firmat e tij, është Edi Rama me mbrojtjen e tij.

Nuk kam parë firmë të Edi Ramës, por ka një problem. Lexova aktakuzën, prokurori thotë me të drejtë se ky Rrjepaj ka bërë mashtrim me pasoja të rënda. Po Edi Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, kalonte nga studio në studio si sharlatan dhe thoshte se janë operuar njerëz me pinca dhe gërshëre më një krah. Ai që ka dy pare mend, nuk mund të dalë kurrë me një pozë të tillë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...