Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike

Saturday, 19 August 2023 16:46

Paslëkundjet e tërmetit Beleri, kanë filluar të ndihen mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri grek Mitsotakis ka ftuar të hënën në 21 gusht për një darkë informale liderët e rajonit me e rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. 

Por, Shqipëria nuk do të jetë e ulur aty si pasojë e një ‘provokimi’ nga pala greke. Organizatorët nuk kanë ftuar në këtë darkë kryeministrin Rama, por e kanë zëvendësuar atë me presidentin Bajaram Begaj.

Komenti Video nga Dorian Kodra⇓

 

 

Tensionet e fundit mes dy vendeve për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri duket se nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë. Që kur kjo ndodhi, ndonëse Greqia ishte në fushatë elektorale, mediat greke e kritikuan ashpër kryeministrin e tyre për miqësine e tij naive me homologun erdoganist shqiptar, që fshihej pas arrestimit të Belerit. Madje ato i përmendën Mitsotakisit edhe ‘fajin” se kishte hapur një hapsirë të veçantë, që është pjësë e trashigimisë greke, pallatin Zappeion Megaron (ku është nënshkruar edhe futja e Greqisë në BE në 1979), për ti bërë piktorit kryeministër një ekzpozitë pompoze.

Ekspozita e Ramës në pallatin Zappeion Megaron në mars të këtij viti

Në fakt edhe pas tensionimit të situatës Rama është rekur ta ruaj aq sa mundet marëdhënien me Mistotakisin. 

Në një letër të hapur pas demostratës që politikanë grekë organizuan në Himarë për Fredi Belerin ai shkruante: “Unë nuk e kam fshehur mendimin tim shumë pozitiv, e as ndjenjat e mia shumë miqësore për kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam parë qysh në fillim një lider modern europian dhe kam gjetur në vazhdimësi një njeri të admirueshëm. Nuk kam ndërmend t’i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut të nderuar e mikut tim të dashur Kyriakos, do t’i duhet të lexojë opinionin tim të mirëformuar dhe të mirëinformuar, i cili nuk përkon gjëkundi me opinionin e miqve protestues”. 

Por, pavarësisht nga këto elozhe kryeministri grek nuk ka dashur ta ketë homologun e tij shqiptar nëpër këmbë në Athinë. Eshtë e vështirë të thuhet nëse ai e ka bërë këtë akt për të mos ndezur edhe njëherë valën e kritikave të shtypit, duke e pasur Ramën në krah të tij. Një version i dytë do të qe një hakmarrje personale. Duke njohur vanitetin e kryeministrit shqiptar, duke qenë të ndërgjegjshëm se sa i mungojnë atj këto evenimente, ku përpiqet të shkëlqejë me çdo çmim, qoftë me flirtim qoftë me batuta, protokolli grek ka dashur t’i japë ndofta një sinjal. Ashtu siç të përkëdhëlëm me opozitën pompoze prej artisi të madh, po ashtu mund të trajtojmë edhe si të padëshëruar.  Nëse qëndron ky version i dytë, ai do të qe një distancim i hapur nga njeriu që urdhëroi arrestimin e Belerit. 

Por, fakt është se ftesa për pjesmarrje në mënyrë të çuditshme i ka shkuar presidentit Begaj, ndërkohë që formati i takimit e demostron qartë se aty duhej të ishte shefi i qeverisë së Tiranës. Në darkën e së hënës së ardhshme do të marrin pjesë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Komenti Video nga Andi Bushati⇓

 

E vetmja gjë që nuk ka llogaritur në këtë ‘provokim” Mitsotakis është se gjeneral Begaj është një ushtar i bindur i Edi Ramës dhe ai mund të jetë i mërzitur dhe i fyer edhe më shumë se vetë kryeministri, që e kanë ftuar në një vend që nuk i takon. Prandaj ai sipas të gjitha burimeve e ka refuzuar ftesën. 

Kështu që Shqipëria nuk do të jetë prezente në këtë darkë informale të liderve të Ballkanit Perendimor për shkak të çështjes Beleri.

Login to post comments